Gjyqtarët italianë: Kushtetuesja t u rezistojë presioneve
Autori i Lajmit: red.
Kreu i Gjykatës Kushtetuese italiane kërkoi nga homologet shqiptare që tu bëjnë ballë presioneve për të mos ndikuar në dhënien e vendimeve gjyqësore. Këtë deklaratë, Françesko Amirante, kreu i Gjykatës Kushtetuese italiane, e bëri gjatë takimit që zhvilloi me kreun e Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo. “Gjykatat Kushtetuese shpesh gjenden në presione të forta, por pikërisht në këto momente atyre u takon të qëndrojnë fort, duke siguruar integritetin e tyre dhe mbrojtjen e Kushtetutës. Nuk është në praktikën e jurisprundencës harrimi i ligjeve që mund të bien ndesh me parimet kushtetuese. Gjykatat kushtetuese janë krijuar për të mbrojtur dhe garantuar të drejtat e individit dhe ato janë një ekuilibër për balancimin e pushteteve", -tha Amarante. Ndërsa kreu i Gjykatës Kushtetuese, shqiptare, Vladimir Kristo vlerësoi si historike vizitën e delegacionit italian. Ai pohoi se Gjykata Kushtetuese italiane që është e njohur jo vetëm në Itali, me jurisprudencën e vet ka krijuar një hapësirë dhe në të gjithë vendet e tjera evropiane. “Në një fare mënyre është bërë një pikë referimi për të gjitha Gjykatat Kushtetuese evropiane",- u shpreh Kristo. Po dje Kreu i Gjykatës Kushtetuese italiane, Françesko Amirante takoi dhe Presidentin Bamir Topi. Edhe në këtë takim temë kryesore ishte pavarësia e gjyqësorit. Topi theksoi rëndësinë që ka pavarësia dhe paanshmëria e pushtetit gjyqësor. Ndërsa Amirante shtoi se njerëzit e drejtësisë kanë gjithmonë nevojë për më tepër inkurajim dhe mbështetje në vendosjen përfundimtare të shtetit ligjor dhe sigurimin e pavarësisë së plotë të tij. Delegacioni italian ka nisur vizitën në vendin tonë nga data 16 prill dhe do ta vazhdojë atë deri në 19 prill. Gjatë kësaj vizite, gjyqtarët kushtetues italianë dhe ata shqiptarë do të zhvillojnë bisedime pune dhe do të shkëmbejnë përvojat e tyre në interes të njohjeve të jurisprudencës kushtetuese të të dy vendeve. Pjesë e takimeve të punës dhe bisedimeve do të jetë dhe tryeza e rrumbullakët me temë “Kontrolli incidental dhe konflikti i kompetencave”.
Ky lajm është publikuar: 18/04/2009