Dëmshpërblimi për 511 të përndjekurit

Shuma e llogaritur transferohet ne nje llogari te veçante ne Banken e Shqiperise
At Zef Pllumi dhe dom Simon Jubani e 509 të tjerë të dënuar nga regjimi komunist, gjenden në listën e miratuar dje nga qeveria. “Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin “Për miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist””, - thuhet në njoftimin zyrtar. Në zbatim të ligjit “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, qeveria miratoi vendimin e tetë, me objekt përcaktimin e masës konkrete dhe dhënien e dëmshpërblimit financiar. Vendimi përcakton masat e dëmshpërblimit për 511 ish-të dënuar politikë, në vlerë rreth 2 miliardë lekë. “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar. Shuma e llogaritur transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues bëhet nga Ministria e Financave, në llogaritë personale të këtyre përfituesve, të hapura në bankat e nivelit të dytë, të përzgjedhura, sipas nenit 33 të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, të ndryshuar. Shuma e masës financiare për 511 ish-të dënuarit politikë me burgim që përfitojnë nga ky vendim, llogaritet në vlerën totale 2 miliard lekë.