E Shtunë, 31 Tetor 2026

A rrezikojnë digat?

Veçse nje gje e tille eshte parashikuar se mund te ndodhe vetem nje here ne 10 mije vjet, kur uji te arrije 9 mije metra3/sek prurje dhe me siguri qe me 2500 metra3/sek maksimale qe u regjistruan keto dite jemi shume larg kufirit qe mund te menaxhoje Fierza dhe sivellezerit e saj ne kaskade.

Digat shqiptare, të ndërtuara në zemër të maleve, me materiale të forta argjili, guri, betoni e zhavorri, të afta të përballojnë tërmete deri në 9 ballë, bëhen delikate përballë furisë së prurjeve të Drinit, nëse kalojnë vetëm disa centimetra nivelin ujëmbajtës të përcaktuar nga projektuesit. Veçse një gjë e tillë është parashikuar se mund të ndodhë vetëm një herë në 10 mijë vjet, kur uji të arrijë 9 mijë metra3/sek prurje dhe me siguri që me 2500 metra3/sek maksimale që u regjistruan këto ditë jemi shumë larg kufirit që mund të menaxhojë Fierza dhe sivëllezërit e saj në kaskadë.

Hidrocentralet e Vaut të Dejës, Komanit e Fierzës kanë një moshë të re, më i riu 25 vjet, e më i vjetri veç 39 vjet, nga koha kur inxhinierët më në zë shqiptarë vendosën t’i “lindin”. Janë ndërtuar në shtratin e Drinit, për t’i bërë ballë lëkundjeve sizmike, duke pasur një jetë paqësore me ujin në dekada, ata e kthejnë këtë marrëdhënie në dritë për të gjithë ne. Por zemërimi i natyrës ose më saktë çrregullimet e saj mund t’i rrezikojnë keqas këto diga, e për pasojë jetët e banorëve rreth zonave pranë tyre.

Fierza, HEC-i më i madh në vend, që siguron sasinë më të madhe të energjisë së prodhuar duket se është “thembra e Akilit” në këtë situatë të krijuar. Nëse ajo kalon kuotën prej 296 metra, të parashikuar nga projektuesit si kuota maksimale, kthehet në rrezik serioz. Ekspertë të kësaj fushe parashikojnë që situata të tilla kritike si kjo që po kalojmë, e cila mund të kthehet në katastrofë, mund të parashikohen të ndodhin një herë në 100 vjet apo 10 mijë vjet. Në bazë të llogaritjeve që ekspertët kanë bërë qysh në krye të erës, kur i ndërtuan, parashikojnë se vetëm nëse prurjet arrijnë në 9000 m3 ujë/sek, rreziku është pranë digave. Por kjo është llogaritur të ndodhë një herë në 10 mijë vjet. Nga të dhënat zyrtare të publikuara çdo ditë në Fierzë, prurjet nuk i kanë kaluar këto ditë prurjet më shumë se 2500 m3/sek. Ndërsa dje prurjet në këtë hidrocentral zbritën në 660 m3/ sek ujë. Specialistët e fushës, inxhinierët më në zë në vend, ata që ndërtuan Fierzën, Komanin e Vaun e Dejës japin garanci se digat e ndërtuara me materialin e zemrës së maleve tona, nuk janë në rrezik nga prurjet e Drinit. Farudin Hoxha, Stravri Peçi, Muharem Stojku, Bujar Nepravishta, që dikur punuan në projektimin e ndërtimin e tyre, deklarojnë me përgjegjësi se digat shqiptare janë shumë të forta, të qëndrueshme, e nëse menaxhohet mirë uji, asnjë rrezik nuk vjen prej tyre.  

Hidrocentralet e mëdhenj nisën të ndërtohen pas vitit 1970, HEC i Vaut të Dejës u ndërtua në vitin 1971, HEC-i i Fierzës u ndërtua në vitin 1978, ndërsa HEC-i i Komanit u ndërtua në vitin 1985.

Fuqia e ndërtimit të HEC-eve

HEC-i Fierzës

Niveli maksimal i ujit - 296 m

Niveli minimal i punës - 237 m

Volumi aktiv - 2200 hm3

Kapaciteti - 500 MW

Njësitë - 4

Prodhimi vjetor - 1 167 GWh.

HEC-i i Komanit

Niveli maksimal i ujit - 170 m

Volumi aktiv - 200 hm3

Kapaciteti - 600 MW

Njësitë - 4

Prodhimi vjetor - 1 704 GWh.

HEC-i i Vau të Dejës

Niveli maksimal i ujit - 60,5 m

Volumi aktiv - 250 hm3

Kapaciteti - 250 MW

Njësitë - 5

Prodhimi vjetor - 874 GWh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›