E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta merr cmimin “Personaliteti me pozitiv per Politiken e Jashtme” Qamil Xhanimil

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, u vleresua me Cmimin Nderkombetar si “Personaliteti me Pozitiv per Politiken e Jashtme gjate vitit 2010”, nga Instituti per Studime Ballkanike dhe Lindjen e Mesme “IFIMES” me qender ne Ljubljane. Ceremonia e dorezimit te cmimit nga instituti prestigjioz ne Ballkan u zhvillua dje ne Ljubljane nga ish-President i Kroacise, njekohesisht President Nderi i “IFIMES”. Vleresimi per kreun e LSI-se lidhet me aktivitetin e tij gjate vitit 2010, ne kohen kur ishte Zv.kryeminister dhe Minister i Puneve te Jashtme. Motivacioni i cmimit eshte per kontributin e tij pozitiv dhe real ne mbarevajtjen e politikes se jashtme te Shqiperise dhe per ndikimin e tij personal dhe institucional per forcimin e marredhenieve te mira rajonale dhe te fqinjesise se mire mes vendeve te Ballkanit Perendimor. Drejtuesit e institutit thane ne vleresimin e tyre per kreun e LSI-se se aktiviteti i Ilir Metes ne krye te diplomacise shqiptare ka pasur synime te qarta per te krijuar nje rajon me te hapur, me pozitiv dhe me te integruar. Ne fjalen e tij, kreu i LSI-se ka shprehur konsideratat per vleresimin nga instituti, i cili ne objekt te punes se tij ka stabilitetin dhe paqen ne rajon. “Falenderoj Institutin IFIMES dhe Presidentin Mesic per nderimin e madh duke me vleresuar permes ketij cmimi, si nje njohje te perpjekjeve tona te vazhdueshme per te ndertuar ne rajon pa kufij, ne paqe dhe stabilitet, si dhe me prosperitet. Jam krenar qe Shqiperia ka ushtruar gjithnje nje politike te jashtme konstruktive ndaj fqinjeve te saj, duke kontribuar konkretisht per nje rajon me te mire”, - u shpreh kreu i LSI-se. Meta theksoi se roli i Shqiperise ne rajon ka qene gjithmone per me shume stabilitet dhe bashkejetese mes popujve. Ne kete linje, ai ka permendur dhe viziten qe beri ne Serbi gjate kohes qe ishte ne krye te diplomacise shqiptare, duke theksuar se qellimi i saj ka qene dhenia e mesazheve pozitive. “Marredheniet mes Shqiperise dhe Serbise jane kyc per te ardhmen e rajonit. Per kete arsye, vizitova Beogradin dhe Luginen e Presheves para dy vjetesh, me te vetmin qellim per te dhene nje mesazh shprese dhe bashkepunimi ne rajon. Kosova sot eshte e pavarur. Bashkimi Europian po pergatit nje udherrefyes per liberalizimin e vizave, si dhe nje studim fizibiliteti per nisjen e MSA. E pershendes marreveshjen e fundit te arritur mes Serbise dhe Kosoves, si nje hap perpara, por tani pikat e marreveshjes duhen implementuar ne terren, me respekt reciprok”, - u shpreh dje kreu i LSI-se. Meta ka theksuar se vleresimi qe i jepet atij eshte per gjithe diplomacine shqiptare, e cila aktivitetin e saj e shikon si sherbim te interesit kombetar me pragmatizem. Ai ka theksuar se e ardhmja e Ballkanit eshte ne BE dhe nuk ka nevoje per nacionalizma.

“E ardhmja e te gjithe vendeve tona eshte ne Bashkimin Europian. Nuk kemi nevoje as per nacionalizem, as per kufij dhe as per urrejtje. Ne na duhet me teper dashuri, me teper shkembime njerezore dhe ekonomike, per te krijuar nje rajon te integruar me nje te ardhme te sigurt ne Europe”, - u shpreh kreu i LSI-se.

“IFIMES”, cmimet per politikanet e rajonit

Vec kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim, Instituti per Studime Ballkanike dhe Lindjen e Mesme “IFIMES” ka ndare cmime dhe per politikane te tjere te rajonit, te cilet kane spikatur gjate viteve te fundit me aktivitetet e tyre. Cmime te tjera u ndane edhe per Presidentin e Gjykates Kushtetuese te Sllovenise, Dr. Ernest Petric, ish-kryeministrit te Serbise, Zoran Zhivkovic, Eurodeputin dhe nenkryetarin e Delegacionit per Europen Juglindore ne Parlamentin Europian, Jelko Kacin, si dhe zyrtarin e Gjykates se Hages, Amir Ahmic.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›