E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demtim imazhi, Lika con Sulajn ne gjyq

Jeton Selimi
Konflikti, i nisur pak muaj me pare, mes portierit Ilion Lika dhe presidentit dinamovit, Besnik Sulaj, do te zgjidhet vetem nga Gjykata e Faktit. Dje, ish-portieri i Dinamos i ka ngritur nje padi presidentit blu me akuzen e demtimit te imazhit. Gjithcka nisi me 2 mars, kur Besnik Sulaj pezullon pa afat dhe me pas perjashton Liken, asokohe numri 2 i Kombetares, me akuzen e shitjes se ndeshjes Dinamo-Besa 0-2, cerekfinalja e kthimit e Kupes se Shqiperise, cka i solli eliminimin bluve te kryeqytetit. Qe nga ajo dite e deri me sot, nuk kane munguar ferkimet mes dy paleve, qe akuzojne reciprokisht njera-tjetren si dashakeqese ne kete ceshtje. Megjithate, Ilion Lika u demtua me shume, sepse nje akuze e tille nuk u vertetua kurre ligjerisht.
Diten e djeshme, portieri, qe sot mbron kuadratin verdheblu te Elbasanit, ka dorezuar ne Gjykaten e Faktit nje padi kunder bosit te Dinamos, Besnik Sulaj, te cilin e akuzon per demtimin e imazhit te tij, cka i solli Likes disa muaj mosaktivizim dhe per pasoje humbjen e vendit ne Kombetare. Padia ne short i ka rene gjyqtares Mariana Dedi dhe pritet qe gjyqi te filloje pas dy javesh, ose e shumta ne janarin e vitit 2008. I pyetur rreth kesaj ceshtjeje, Lika deklaroi se "eshte gjithcka e vertete, kam ngritur nje padi kunder Besnik Sulajt per demtimin e imazhit tim". Nderkohe, nga pala blu nuk ka akoma asnje reagim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›