E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE shqyrton sot relacionin per ndeshjet e dyshuara

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se do te mblidhet sot per mbledhjen e radhes dhe temat qe do te shqyrtohen do te jene vertet te nxehta. Pika e pare e mbledhjes do te jete relacioni "Mbi analizen e rezultateve te ekipit kombetar shqiptar te futbollit "A" per dy ndeshjet Euro 2008 Shqiperi-Bjellorusi dhe Rumani-Shqiperi". Dy ndeshjet e bujshme, qe u dyshuan per trukim nga ana e lojtareve dhe me dijenine e FSHF-se, jane bere molle sherri mes federates dhe qeverise, ndaj edhe kjo ceshtje pritet me shume interes. Jo me pak rendesi ka edhe tenderi per shitjen e te drejtes televizive per transmetimin jashte territorit shqiptar te ndeshjeve eliminatore te Kombetares per Kampionatin Boteror Afrika e Jugut 2010. Sic dihet, rivalet qe na dhuroi shorti nuk jane "te lare ne ar" ndaj edhe sigurimi i nje kontrate te majme duket disi i veshtire. Nje tjeter teme diskutimi do te jete edhe relacioni i fondit GRANT, qe ka akorduar MTKRS per klubet e futbollit per vitin 2007.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›