E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtim serioz i Ujkanit, portieri mund të operohet

ITALI- Portieri i kombëtares shqiptare Samir Ujkani pritet të bëhet operacion, pas dëmtimit të pësuar në dorën e djathtë në ndeshjen me Romën. Ai u godit nga sulmuesi verdhekuq Osvaldo, pasi kishte kontrolluar topin dhe më pas u çua urgjentisht në spital.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, nëse konfirmohet diagnoza e parë, Ujkani do të jetë i detyruar të mungojë për një kohë të gjatë, ndoshta deri në fund të sezonit. Nesër do të zhvillohen edhe analizat e thelluara, për të kuptuar shkallën e dëmtimit.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›