E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venger: Barcelona është shumë e fortë për Milanin

Barcelona është superfavorite ndaj Milanit. Është ky komenti i bërë nga Arsen Venger në prag të kësaj sfide.

“Do të varet gjithçka nga mënyra si dy skuadrat do ta interpretojnë këtë ndeshje, - ka shpjeguar ai. – Nëse Milani mbyllet në mbrojtje, nuk mendoj se është aq i fortë sa të ndalojë Barçën të shënojë.

Në krahun tjetër, nëse luan ballazi, nuk besoj se katalanasit, pa Abidal, do të mbrohen pa lejuar as edhe një gol. Por, në kompleks mendoj se Barcelona është shumë e fortë për Milanin”.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›