E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, vrau nënën, gjykata lë në burg 51-vjecarin: Nuk e di çfarë kam bërë

DURRES- Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e arresti me burg për Lefter Pashaj, 51 vjecarin i cili vrau me mjete të forta në banesën nënën e tij të moshuarën 75 vjece Merjemen. Ngjarja ka ndodhur në datën 6 prill në fshatin Kullë. Prokurorja e cështjes Anila Jella i këkroi trupit gjykues arrest me burg për Pashajn duke renditur provat e siguruara në vendin e krimit.

Sipas saj 51-vjecari e ka qëlluar me një dru në kokë nënën e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe vdekjeprurëse, pas një debati të lindur për pensionin e nënës. I akuzuari për vrasje, i cili është nën mjekim për sëmundje mendore deklaroi se nuk mban mend asnjë gjë, nga ngjarja.

“Unë nuk e di çfarë kam bërë, por meqë jemi këtu dhe e thoni ju, të gjithë që jeni mbledhur kështu do të ketë ndodhur. Unë shkova atje dhe nëna më qëlloi ajo më goditi e para. Unë dua që të shkoj të jetoj me fëmijët e mij në Greqi”, tha Pashaj.

Avokati mbrojtës kërkroi që të jepej një masë më e lehtë sigurie se sa burg pa afat por gjykatësi Tritan Hamitaj e ka lënë deri në fund të hetimeve në burg 51-vjecarin.
(m.a/k.haxhiaj/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›