Rezerva Federale Bernake Te gatshem per stimuj te rinj

Kreu i Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara, Ben Bernanke, thotë se Banka Qendrore është e përgatitur të krijojë stimuj të rinj, nëse ekonomia vazhdon të mbetet e dobët. Duke folur para anëtarëve të Kongresit, ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiten për një rritje të moderuar ekonomike në tremujorët e mbetur të vitit.
Inflacioni, sipas shefit të rezervës Federale, që u vu re në gjysmën e parë të 2011-ës ka qenë kalimtar dhe ka gjasa të mos vihet re gjatë gjysmës së dytë të vitit.
Kështu, Banka Qendrore do të mbajë nivele të ulëta të interesave, ndërsa dollari humbi akoma edhe më shumë ndaj euros, pas komenteve të Bernanke, duke bërë që euro të rritet me më shumë se një cent e të kapë vlerën e 1.4088 dollarëve.