E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtimi i pyjeve, Ministria e mjedisit: Masa të ashpra për shkelësit

Shqipëria është një vend i cili po zhvishet prej kurorës së gjelbër, duke humbur çdo ditë dhe më shumë pyjet e saj.

Ministria e mjedisit ka lajmëruar masa të ashpra për ata që prekin pyjet shqiptare. Sipas Arsen Proko, drejtor i drejtorisë së pyjeve dhe kullotave, në vitin 2010 kanë qënë 225 kompani që ishin të licensuara për të operuara në pyjet shqiptare dhe këtë vit numri i tyre është reduktuar në 16-të.
 

Zonat më të prekura nga prerja e pyjeve në mënyrë të papërgjegjshme janë ajo e Devollit, Burrelit, Mokërr, etj. Ndërsa për sa i përket sipërfaqeve të mbjella me pyje të reja, Proko deklaroi se përgjatë vitit 2011 janë mbjellë 6 mijë hektarë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›