Barrikadat serbe i vënë fre EULEX-it

Misioni i BE-së në Kosovë ka bërë të ditur se sot ambasada Ruse në Beograd ka kërkuar shoqërim nga EULEX-i për një konvoj me ndihma humanitare nga Rusia për banorët serbë në veri të vendit.
Zëdhënësja e EULEX, Irina Gudeleviç, tha se kolona e automjeteve të EULEX-it e cila shoqëronte ndihmat drejt kufirit, është ndaluar nga njëra nga barrikadat në drejtim të vendkalimit kufitar në Jarinë.
Ajo ka konfirmuar gjithashtu se “deri tani tre kamionë me ndihma humanitare nga Rusia kanë hyrë në Kosovë”.
“Fillimisht, ambasada ruse në Beograd ka kërkuar shoqërimin nga Policia e EULEX-it, po tani thuhet se kjo përcjellje nuk u nevojitet më. Aktualisht jemi duke u konsultuar për hapat e e mëtejshëm qëdo ndërmerren lidhur me këtë situatë”, tha Irina Gudeleviç.
Gjatë ditës mediat serbe raportuan se në automjetet e EULEX-it ka pasur edhe pjesëtarë të policisë dhe doganave të Kosovës. Por, Gudeljeviç, nuk ka konfirmuar një gjë të tillë.