Kosovë, arrestohen 10 persona për krim të organizuar

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës ka arrestuar 10 persona të dyshuar për krim të organizuar, ndërsa ka konfiskuar materiale të ndryshme në cilësinë e provës materiale.
Përmes një deklarate për shtyp Policia e Kosovës deklaron se të arrestuarit janë shtetasit:
Radovan. Zh
Milan. S
Ivica. E
Ivana. S
Ivan. S
Blerim. N
Bekim. A
Urosh. J
Nenad. K
Maja. D
Sipas policisë personat e dyshimtë për një kohë të gjatë kanë vepruar si grup i organizuar (serbë dhe shqiptarë) duke vjedhur vetura të ndryshme në rajone të ndryshme të Kosovës. Më pas këto vetura ata i dërgonin në Mitrovicën Veriore dhe përmes ndërmjetësve bënin kompromise për kthimin e veturave të vjedhura te pronarët, duke përfituar shuma të mëdha të parave.