Greta Koçi: Kolegët këngëtarë duan të anëtarësohen në PD
Share
Nuk mjaftoi Çiljeta dhe Greta, po tani shumë këngëtarë të tjerë të kategorisë së tyre duan të bëhen pjesë e PD. Kështu të paktën është shprehur Greta Koçi në një intervistë për GSH. Ajo tha se kolegët e kanë përgëzuar dhe një pjesë e madhe i kanë kërkuar të bëhen pjesë e Forumit Rinor, krah saj. Koçi tha se zgjodhi politikën për shkak se i pëlqen të jetë pjesë e ndryshimit. Ndihem në një familje të madhe dhe njëkohësisht shumë e lumtur, që duke dhënë ide dhe duke realizuar projekte, kontribuoj në zhvillimin e vendit, tha Koçi.