E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji pranon provat. Te premten vendimi per pavlefshmerine

Trupa e kolegjit zgjedhor, e kryesuar nga Sashenka Jonuzi, i ka dhënë vetes kohë deri të premten për të marrë një vendim mbi Tiranën. Plot 2 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të 8 majit, në një seancë e cila zgjati 4 orë, socialistët i janë rikthyer kërkesës për pavlefshmëri, ndonëse objekti i padisë ishte tjetër.

Duke shprehur dyshime mbi integritetin e KQZ-së, verdiktin nëse do të rivotohet në 284 qendrat e votimit selia rozë ka kërkuar ta japë kolegji dhe jo më institucioni qe administron zgjedhjet.

Kërkesa u quajt antiligjore nga juristët e djathtë të cilët kujtuan seancën e së mërkurës, kur PS refuzoi të bashkoheshin të dyja kërkesat, ajo për pavlefshmëri dhe ajo për detyrimin e KQZ-së të marrë në shqyrtim ankimimin e PS-së në fund të muajit qershor. Madje sipas të djathtëve me këtë lëvizje të minutës së fundit, selia rozë po tenton të shfuqizojë kodin.

Një debat të gjerë shkaktoi edhe fakti se cili ishte afati limit për të kërkuar pavlefshmërinë nga PS, 26 maji apo 29 qershori, dhe sa kompetencë kishte KQZ të refuzonte këtë kërkesë.

Kolegji pranoi të administrojë provat filmike dhe shkresore të PS-së për manipulime në rezultate. Sipas selisë rozë janë 870 fletë më shumë se votues në tabelat e rezultatit, ndërsa 696 fletë të tjera të kontestuara nuk janë vlerësuar nga KQZ.

Volumi i madh i provave ka berë që trupa gjyqësore t’i japë vetes më shumë kohe për të marrë nje vendim, nga ç’ka bërë për  gjitha çështjet e shqyrtuara për Tiranën këto 3 muaj.

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e premte , 08 korrik 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›