Dëmtohen shtëpitë gjirokastrite, prej 5 vjetësh mungon restaurimi
Gjirokastër- Shumë shtëpi karakteristike në Gjirokastër janë dëmtuar dhe po bëhen gati 5 vjet që askush nga institucionet përkatëse nuk po e bën të mundur restaurimin e tyre.
Në vitin 2007 filluan të kryen disa eksperimente se si mund të ruhej origjinaliteti i një banese gjirokastrite duke e restauruar. Eksperimentet filluan të kryhen te kategoritë e shtëpive Babameto 1 dhe Babameto 2, të cilat shërbyen dhe si kamp restaurimi ku studentët e arkitekturës kryenin praktikat mësimore. Ndërsa tani këto banesa po shkojnë drejt rrënimit dhe ka disa vjet që mungon restaurimi i tyre.
Drejtoresha e projektit për restaurimin e shtëpive, Lejla Hachiç, është shprehur se organizata e saj ka prishur kontratën me kompanitë restauruese për shkak të cilësisë së dobët të punimeve.
Më tej ajo deklaron se nuk ka pasur një projekt nga shteti, dhe për shkak të burimeve financiare ka qenë e vështirë të gjeje inxhinierë dhe puntorë restaurimi, gjë që ka shkaktuar vonesa dhe ka dëmtuar ndërtesat.
Ndërsa aktualisht ka filluar restaurimi i shtëpisë Babameto 2, ku një numër i vogël specialistësh po përdorin teknika të vjetra për rindërtimin e saj.
Një prej tyre është dhe Mane Lika i cili ka 35 vjet që merret me suvanë e banesave, dhe sipas tij po përdoret një teknikë e vjetër restaurimi, ku llaçi bashkohet me lesh dhie për të siguruar qëndri më të fortë.
Restaurimi i të dyja banesave duhet të kishte mbaruar, por Hachiç shprehet se është gjetutr një tjetër kompani restaurimi dhe punimet do të përfundojnë së shpejti.
Shkrime të tjera me interes:
- NË KËRKIM TË DREJTËSISË/ Proçesi që shtyhet prej 6 vjetësh Tiranë- Në vazhdën e gjurmimit të çështjeve që kanë thyer...
- Drejtësi për fëmijën e vdekur, gjyqi shtyhet prej 3 vjetësh Tiranë- 1050 ditë nuk i kanë mjaftuar Gjykatës së Tiranës...
- Spitali i Tepelenës “shndërrohet” në infermieri, prej 5 vjetësh asnjë operacion Tepelenë- Prej mëse 5 vjetesh Spitali i Tepelenës nuk kryen...