Dëmtohet Bufon, një muaj jashtë
“Sky Sport Italia” raporton se “gardiani” bardhezi do t’i nënshtrohet analizave të hollësishme në ditët në vijim, për të saktësuar problemin që e detyroi të ndërpresë stërvitjen e djeshme dhe për të përcaktuar kohën e nevojshme për t’u riaftësuar.
Në këtë mënyrë, Bufon nuk do të jetë sot ndaj Ajaksit në Ligën e Europës. Në vend të tij do të luajë aystriaku Aleks Maninger. Gjithashtu portieri i kombëtares italiane do mungojë edhe ndaj Fiorentinës, Sampdorias dhe Napolit në Serinë A. Ai edhe më parë ka pësuar dëmtime të ngjashme, që pas operacionit në menisk.