E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga tre shtetasve të akuzuar për vjedhje

Kështu, është arrestuar në flagrancë shtetasi Bledar Emin Ramazani, 22 vjeç, banues në Kavajë. Arrestimi i tij u bë pasi sot rreth orës 04.00, është kapur në flagrancë, duke vjedhur disa pjesë këmbimi, në një servis automjetesh në pronësi të një shtetasi.

Për të njëjtën akuzën është arrestuar edhe shtetasi Anan Xhemal Kruja, 19-vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë sepse dje në orën 10.00, në Rrugën e “Kavajës” dyshohet se i ka vjedhur një shtetase portofolin me shumën e parave prej 15 000 lekë si dhe një sërë dokumentesh të ndryshme.

Ndërkohë mbrëmë nga shërbimet e hetimit të krimit të komisariatit Nr.2 Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin Dorjan Lavdi Sotiri, 21 vjeç, banues në Kombinat Tiranë. Arrestimi i tij u bë sepse dje rreth orës 15.15, në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë është kapur në flagrancë, duke vjedhur unaza floriri në argjendarinë në pronësi të një shtetasi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›