Dëmtohet Enke, Gjermania në alarm
Portieri titullar i Gjermanisë, Robert Enke, nuk do të luajë në ndeshjet eliminatore kundër Rusisë dhe Uellsit, për shkak të një dëmtimi. 31-vjeçari, që zuri vendin e Lehman, pas Euro 2008, pësoi një frakturë në dorë, gjatë stërvitjes së të mërkurës. Lëndimi u konfirmua vetëm të enjten, ndërkohë që stafi mjekësor bëri të ditur se "gardiani" i Hanoverit do të qëndrojë për disa javë jashtë fushave. Për dy sfidat e radhës në Grupin 4, tashmë trajneri Hoakim Lëv duhet të zgjedhë portierin titullar. Në dispozicion të teknikut janë Rim Viese i Verder Bremenit dhe Rene Adler i Bajer Leverkusenit.