Riberi: Franca duhet të rrezikojë më shumë
Mesfushori Frank Riberi mendon se fillimi i keq i eliminatoreve të Botërorit 2010 për Francën lidhet me faktin se skuadra nuk ka rrezikuar aq sa duhet. Fantazisti, i cili nuk ka luajtur në ndeshjet ndërkombëtare që prej dëmtimit të muajit qershor në kavilje, do të jetë në dispozicion të skuadrës për sfidën e së shtunës me Rumaninë. Pa Riberi në fushë, skuadra e drejtuar nga Rajmond Domenek i filloi me humbje 3-1 në fushën e Austrisë këto eliminatore, ndërsa në takimin e dytë, ata mposhtën 2-1 Serbinë. "Gjatë dy ndeshjeve të para eliminatore, që zhvilloi skuadra, mendova se kemi frikë të provojnë zgjidhje të reja", tha lojtari i Bajernit të Mynihut nga grumbullimi i Kombëtares në periferi të Parisit. "Duhet të rrezikojmë më shumë. Ne jemi Franca, një skuadër që ka shumë lojtarë të mirë. Kur zbresim në fushën e lojës duhet të argëtohemi". Në sfidën e vlefshme për Grupin 7 eliminator, që do të luhet në qytetin-port të Detit të Zi, Konstanca, Riberi pranoi se është në formë të përshtatshme fizike për t‘u aktivizuar 70 minuta. Ai pritet të rreshtohet në krahun e djathtë, ndërkohë që detyra e organizimit të sulmeve franceze do ti besohet ish-lojtarit të Milanit, Johan Gurguf. "Ai është një lojtar që e lexon mjaft mirë lojën, gjithmonë di të pozicionohet mirë në fushë dhe që ndjehet mjaft komod kur ka topin nëpër këmbë", tha Riberi për shokun e tij të skuadrës, Gurguf. "Ai mund të më ndihmojë në gjetjen e hapësirave përpara portës dhe në kombinimet e shpejta gjatë aksioneve sulmuese". 25-vjeçari Riberi e ka të qartë se një rezultat i keq në Rumani mund të shkaktojë largimin nga posti për trajnerin Domenek. Gjithsesi, mesfushori nuk kërkon që të shpërqendrohet nga spekulimet rreth drejtuesit të stolit. "Është e rëndësishme që të mos mendojmë për gjërat të cilat nuk janë në dorën tonë, tha ai. Duhet të mendojmë vetëm për të ardhmen dhe të përqendrohemi te marrja e këtyre tri pikëve, të cilat janë shumë të rëndësishme".
Ndërkohë, burime pranë "gjelave" konfirmuan se në takimin e së shtunës do të mungojë mbrojtësi Uilliam Gallas, i cili ka pësuar tërheqje. Në vend të lojtarit të Arsenalit në formacionin titullar pritet të aktivizohet Zhan-Alan Boumsong i Lionit.
Ndërkohë, burime pranë "gjelave" konfirmuan se në takimin e së shtunës do të mungojë mbrojtësi Uilliam Gallas, i cili ka pësuar tërheqje. Në vend të lojtarit të Arsenalit në formacionin titullar pritet të aktivizohet Zhan-Alan Boumsong i Lionit.