Demtohet Gilman Lika miqesorja ne dyshim
Mesfushori Gilman Lika eshte demtuar gjate fundjaves qe kaloi ndersa grumbullimi i tij ne Kombetare duket seriozisht ne dyshim. 23-vjecari ka ndjere probleme gjate nxehjes perpara ndeshjes qe Diarbakirspori ka luajtur kunder Giresunsporin te vlefshme per Ligen 1 turke kategoria e dyte ne kete vend. Klubi e ka cilesuar lendimin e Likes si trondites per faktin se trajneri Engin Korukir e ka pasur te veshtire qe te formonte formacionin titullar ndersa nuk jane dhene detaje te shkalles se demtimit dhe periudhes se rikuperimit te shkodranit. Ende nuk mund te thuhet me siguri nese mesfushori i krahut te majte do te jete apo jo i grumbulluar per miqesoren e 17 nentorit qe Shqiperia do te luaje me Maqedonine. Lika eshte nje prej te rinjve qe trajneri Josip Kuzhe ka mbeshtetur me shume. Pervec aktivizimit me rregullsi ne ndeshje miqesore 23-vjecari ka pasur mjaft hapesira edhe gjate kualifikueseve te Euro 2012. Ai ka luajtur si zevendesues perballe Rumanise dhe Bosnjes ndersa ishte titullar ne sfiden me Bjellorusine.