E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa i garantuar eshte projektbuxheti 2011

Si cdo fund viti packa se pertej kufijve ligjore qeveria ka derguar per diskutim dhe miratim ne Kuvend projektbuxhetin e vitit 2011. Me gjithe transparencen e munguar per nje diskutim te hapur e publik paraprakisht me te gjithe faktoret e interesit duket se dhe kete radhe debati dhe vleresimet per te sidomos ai alternativ profesional dhe argumentues veshtire se do te jete i pranishem sa dhe si duhet. Nisur nga cfare eshte bere prezent per projektbuxhetin e vitit te ardhshem dhe cfare u be publike nga diskutimet qe perfaqesuesit e qeverise zhvilluan edhe me misionin e FMN-se diskutime qe perfunduan pa nje konsensus per treguesit kryesore makroekonomike dhe buxhetore per vitin 2011 natyrshem lind pyetja se sa realist eshte ky projekt a eshte me optimist pertej mundesive dhe realitetit ekonomik e financiar i vendit A eshte ai nje projektbuxhet me ngjyra elektorale dhe populiste sa i mbeshtetur dhe i argumentuar i harmonizuar me politika fiskale mbeshtetese dhe sa efikase do te jete politika e shpenzimeve publike vecanerisht atyre per investime per zhvillimin ekonomik dhe social hapjen e vendeve te reja te punes vazhdimin e perballimit te efekteve te mbetura te krizes globale dhe mbeshtetjen e prioriteteve te zhvillimit qe sigurojne qendrueshmerine ekonomike Keto dhe shume dilema te tjera nuk mund te mos kryqezohen dhe te konvergojne ne ceshtjen themelore te ketij buxheti ate se sa i garantuar eshte ky projekt

Me shume realizem per treguesit makroekonomike

Prognozimi real i treguesve makroekonomike te ketij buxheti nuk mund te mos konsideroje rezultatet ekonomike dhe gjendjen e financave publike te vitit qe po mbyllet. Efektet e pritshme ndonese ne dukje me te uleta ne ekonomine tone situaten politike te komplikuar ne vend dhe ndikimin e saj ne zhvillimin ekonomik krizen politike dhe faktin qe viti 2011 eshte vit i zgjedhjeve vendore dhe nje sere faktoresh te tjere. Nisur nga keta faktore referuar treguesve makroekonomike te paraqitur ne projektbuxhet relacion duket se ky parashikim eshte me tone optimiste dhe jo shume realist.
Sipas relacionit te projektbuxhetit dhe treguesve ne pasqyrat e tij rezulton se per vitin 2011 parashikohen treguesit makroekonomike te paraqitur ne tabelen e meposhtme

Burimi MF relacioni i projektbuxhetit 2011.

Sic shihet nga tabela MF parashikon nje rritje reale te PBB-se ne per vitin 2010 prej 4.1. dhe mbi kete baze dhe te faktoreve te tjere per vitin 2011 rritje p 5.5 . Mirepo te gjithe treguesit e tjere jane llogaritur e parashikuar mbi keta tregues realizmi i tyre mbeshtetet ne faktin se sa reale eshte rritja e PBB-se per kete vit4.1 . vitin 2011 5.5 . .

Le te marrim vitin qe po mbyllet 2010. Te gjitha institucionet dhe organizmat financiare nderkombetare qe bashkepunojne dhe monitorojne zhvillimet ekonomike te financave publike te vendit tone kane vleresuar deri tani me nota pozitive zhvillimin ekonomik dhe menyren se si po perballon efektet e krizes globale ekonomia jone. Ne kete kontekst te gjitha vleresimet e deritanishme te tyre per rritjen reale te PBB-se per vitin 2010 FMN BERZH etj nuk japin nje shifer me te madhe se 3-3.5. Nderkohe qe institucionet tona INSTATMF dhe projektbuxheti i paraqitur japin shifren 4.1. Cila shifer eshte reale Cfare garancie ka ne keto shifra Vertet INSTAT me sakte institucioni po ndodhet ne udhekryq midis pavaresise profesionalizmit realitetit vertetesise dhe veprimit nen urdher Ke shifer te besojme kujt ti referohemi Me tej. Per vitin 2011 po keto institucione bazuar ne te gjitha analizat dhe faktoret perfshi dhe rritjen prej 3.3 te PBB-se per kete vit prognozojne nje rritje jo me te madhe se 3-4 . Ndersa ne projektbuxhet kjo rritje parashikohet 5.5. Kujt ti besohet dhe ku duhet te bazohemi Vertet te jene kaq larg parashikimet e institucioneve tona me ato te atyre nderkombetare Akoma me tej. Rritja reale e PBB-se ne vitin 2009 ishte 3.3 kete vit 3-3.5 sipas institucioneve nderkombetare dhe 4.1 sipas institucioneve tona dhe respektivisht 3-4 dhe 5.5 per vitin 2011. Por rritja 3.3 e vitit 2009 eshte mbeshtetur nga nje vellim me investime totale prej 368 te PBB-se nga te cilat ato publike 9.6 per kete vit dhe vitin 2011 perkatesisht 34.6 dhe 6.3 dhe per vitin 2011 parashikohen 366 dhe 7.2 natyrisht ne rritjen e PBBndashse ndikojne dhe faktore e politika te tjera. E analizuam kaq hollesisht kete ceshtje sepse sic e theksuam me siper te gjithe treguesit ekonomike e financiare te projektbuxhetit te vitit 2011 jane kalkuluar mbi keta tregues. Dhe ne qofte se saktesia e ketyre treguesve rritjes reale te PBB-se vihet ne diskutim atehere vihen ne diskutim dhe vertetesia dhe realizmi i gjithe treguesve te tjere Sa real do te jete financimi i arsimit i shendetesise i bujqesise etj Sa real do te jete deficiti dhe borxhi i parashikuar Pra sa reale do te jete i gjithe ky buxhet Apo do te kemi nje buxhet deri ne fund te muajit qershor te vitit te ardhshem mbarojne dhe zgjedhjet vendore dhe pastaj do te operojme me metoden tashme te njohur te ndryshimeve te buxhetit gjate vitit

Borxhi publik ndash kercenim per qendrueshmerine ekonomike

Borxhi publik eshte nje nga ceshtjet me te diskutueshme per shkak te kercenimit qe sjell ne financat publike. Ky tregues ka shenuar nje rritje te shpejte dhe te madhe sidomos keta tre vitet e fundit. Nga 54.8 te PBB-se qe shenonte ne fund te vitit 2008 ne fund te ketij viti ai parashikohet te jete rreth 60 te PBB-se pra nje rritje prej gati 5 PBB-se. Kjo ka cuar ne rritjen e kostos se borxhit publik sherbimi i borxhit interesat dhe ne komplikimin e situates se financimit te deficitit buxhetor. Referuar relacionit projektbuxhetit te paraqitur rezulton se krahasuar me nje vit me pare interesat 2010/2009 jane rreth 4.4 miliarde leke me te larta ose rreth 17.3 per qind me shume. Ecuria e shpenzimeve per interesa ne vite jepet nga grafiku i meposhtem.
Burimi MF relacioni projektbuxhetit 2011.
Institucionet financiare nderkombetare FMN dhe ato te Traktatit te Mastrihtit e te Lisbones Samiti i diteve te fundit duhen vleresuar me seriozitet. Kjo do te thote se kerkohet reflektim serioz ne politiken e menaxhimit te borxhit publik te financave publike qe te mos shnderrohen ne nje bombe e fshehte kercenuese per ekonomine tone.

Rreziqe dhe kercenime te tjera qe tronditin garancine e projektbuxhetit 2011

Fakti qe parashikimi i treguesve financiare te projektbuxhetit eshte ne nje rritje me tone shume optimiste jorealiste ve ne pikepyetje mundesine e realizimit te treguesve. Por nderkaq edhe duke marre ne konsiderate kete rritje disa tregues te rendesishem jane parashikuar ne renie. Me konkretisht
Mosgarantimi i rritjes se PBB-se con automatikisht ne nje skenar konservator te rritjes se te ardhurave per vitin 2011 dhe per rrjedhoje te shpenzimeve publike ne pergjithesi.
Ne keto rrethana deficiti buxhetor dhe borxhi publik rrezikojne te dalin jashte kontrolli parametrat e parashikuar duke sjelle crregullime dhe rreziqe per financat publike.
Disa tregues te rendesishem jo vetem per zhvillimin ekonomik e social ne vend por dhe per vleresimin e realizimit te objektivave dhe standardeve integruese edhe me rritje optimiste te PBB-se duket se jane parashikuar ne renie.
-Shpenzimet per investime publike ne projektbuxhetin e vitit 2011 jane me te uleta se ato te buxhetit 2010.
Burimi MF.Relacioni i p/buxhetit 2011.
-Ndersa shpenzimet buxhetore prioritare per sektoret e transportit bujqesise arsimit shendetesise dhe mbrojtjes duke mos pasur sens me rritjen optimiste te PBB-se duket se mbeten ne nivele te njejta ose me te uleta se ato te vertetuara ne vitin 2009 apo qe priten te vertetohen ne fund te vitit 2010 cka deshmohet nga te dhenat e tabeles qe shoqerojne relacionin e ketij projektbuxheti qe paraqitet me poshte.

Padyshim qe analiza e projektbuxhetit te nje viti nuk mund te behet me nje apo disa shkrime. Kjo kerkon me shume debat e diskutim te hapur transparent e publik ekspertesh dhe faktoresh interesi ligjvenesish e politikanesh etj. Por ajo cka eshte me e rendesishme kerkon me shume realizem dhe vizion te zhvillimit te ardhshem te qendrueshem ekonomik e social te vendit permes nje rimodelimi te tij per te ardhmen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›