Miqesorja e Kombëtares, Turqia në horizont

Pas dështimit të miqësores me Poloninë (e programuar më 27 maj), Federata Shqiptare e Futbollit po bën c'është e mundur për të siguruar një tjetër miqësore, kusht ky i vendosur nga trajneri holandez, Ari Han, i cili tërthorazi bëri të ditur edhe mundësinë e largimit. Kundërshtari mund të jetë Turqia, që është një nga 16 skuadrat pjesëmarrëse në finalet e Euro 2008. Ekipi i Fatih Terim bën pjesë në Grupin A së bashku edhe me Portugalinë (kundështar i Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit 2010), Republikën Ceke dhe Zvicrën, një nga vendet organizatore të Euro 2008.