E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja U-19, pas nje muaj sfida “Elite Round”

Ndërsa Kombëtarja A nuk arrin të luajë dot një miqësore në vitin 2008, përvec takimit me skuadrën nga Kazakistani, Kazskin (2-2), ajo U-19 duket se i ka të gjitha shanset për të zhvilluar tri ndeshjet e "Elite Round" të Kampionatit Europian për këtë moshë.
Shqipëria e drejtuar nga Ramadan Shehu arriti një kualifikim me meritë në raundin e parë, ku në grup kishte Spanjën, Serbinë dhe Lihteshtejnin, ku për ekipin tonë u dallua Mirgen Bushati.
Ekipi ynë U-19, që ndodhet në Grupin 4, do të luajë ndeshjen e parë kundër Gjermanisë (22 maj 2008, ora 11:00) në Sala të Sllovakisë. Takimi i dytë për kuqezinjtë tanë është ai kundër Sllovakisë (24 maj) dhe i fundit ai me Kroacinë (27 maj).
NDESHJET
22 maj:Gjermani-Shqipëri (Sala)
24 maj:Sllovaki-Shqipëri (Senec)
27 maj:Shqipëri-Kroaci (Senec)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›