Bajerni, probleme me vijën e parë kunder Zenit

Bajerni i Munihut do të përballet me Zenit Petersburg në gjysëmfinalen e parë të Kupës UEFA, duke pasur mungesa thelbësore në linjën e sulmit. Luka Toni, sulmuesi i momnetit, do të mungojë për shkak të kartonëve të verdhë, ndërsa Miroslav Kloze u dëmtua në finalen e Kupës së Gjermanisë. Edhe Lukas Podolski e Jan Schlaudraff nuk janë ende të gatshmë. Frank Riberi i shtohet listës së mungesave.