Eto: “Ne mund ti mposhtim favoritët”

Samuel Eto'o këmbëngul se Barcelona mund ta mundë Mancester Junaitid në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, edhe pse skuadra katalanase gjendet në një pozicion jo të mirë. Barca do të presë në "Kamp Nou" "Djajtë e kuq" në një nga përplasjet më eksituese në në futbollin europian. "Unë kam të njëjtin respekt për Mancester Junaitid, ashtu sic shpresoj se dhe ata kanë për ne", -tha sulmuesi. "Sigurisht, që Junaitid është favorit, por kjo më motivon mua më shumë, dhe ne do ta shikojmë cfarë do të ndodhë".