Java 21, Elbasani-Lushnja 1-1

www.gazetaret.com - Elbasani falë një gol të realizuar nga Daniel Ramazani një minutë përpara përfundimit të kohës së rregullt morri një pikë në barazimin 1-1 në shtëpi më rivalen për vendin e dytë, Lushnjën, në ndeshjen e javës së 21-të të Kategorisë së Parë.
Formacioni i Artan Banos shënoi i pari me anë të Klodian Arbërit në minutën e 40-të. Ndeshje pati faza nervozizmi, teksa sulmuesi i Lushnjës, Dorian Bubeqi, doli nga fusha me barelë, ndërsa në fund të takimit, trajneri Bano protestoi ashpër ndaj gjyqtarit të takimit Bardhyl Pashaj.
Elbasani (42 pikë) e ruajti diferencën prej dy pikësh ndaj Lushnjës (40 pikë), ndërkohë që vendi i parë është pronësuar prej Bylisit, 53 pikë, kur kanë mbetur edhe 9 javë nga përfundimi i sezonit.
Të hënën, Partizani (32 pikë, dy ndeshje më pak) do të luajë kundër Luftëtarit (26 pikë, një ndeshje më pak), ndeshja përmbyllëse e javës së 21-të të Kategorisë së Parë.
Kategoria e Parë
Java 21
Elbasani-Lushnja 1-1
Daniel Ramazani 89’ /Klodian Arbëri 40’
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Diele, 07 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili