Topi: Politika po pengon reformën në drejtësi
Gjatë një takimi mbi analizën një vjeçare të gjykatave në vend, Topi u shpreh se gjyqtarët duhet të qëndrojë larg politikës së ditës, por edhe politika sipas tij, duhet të shoh interesat madhore të vendit që kanë të bëjnë me integrimin në Bashkimin Evropian.
“Sot jemi në një moment shumë të rëndësishëm, i cili pa dashur që të na involvojë në debat të natyrës politike, sidomos për gjyqtarët, pasi çdo ditë e më shumë ata duhet të shkëputen nga debatet e politikës dhe të formojnë karakterin e tyre. Do të doja që duke qenë në krye të KLD-së, dua të them, pasi e kemi thënë vazhdimisht për nevojën e vazhdimit të reformës në drejtësi. Herë pas here është shprehur shqetësimin edhe për punën e KLD-së për shkak të disa impakteve për çështjet e gjyqësorit. I bëj thirrje politikës, duke i bërë thirrje legjislativit që të shkojë përtej debatit të ditës, të shoh më gjerë për nevojat e integrimit, për reformat e thella, etj”, tha Topi.
Kreu i shtetit shtoi se numri 84 është një numër magjik në Parlament dhe për këtë arsye, forcat politike, duhet të gjejnë mënyra për të miratuar një sërë ligjesh. “Ne vazhdimisht jemi të orientuar ta përmendin numrin 84, që quhet numri magjik në Parlament, por kjo pa tjetër kërkon një vullnet për reformat. Sistemi i drejtësisë mbetet në një moment staze për derisa disa ligje të rëndësishme nuk janë miratuar”, tha më tej Topi, në rolin e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.