E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 23, Teuta – Apolonia 1-1

www.albania-sport.com - Teuta dhe Apolonia ndanë nga një pikë në barazimin 1-1 në “Niko Dovana”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore, e duke mos ndryshuar asgjë nga pozicionet e tyre në tabelë. Sulmuesi i Apolonisë, Mlladen Bërkiç, realizoi me penallti në minutën e 16-të pas një faulli të shkaktuar ndaj tij nga mesfushori i Teutës, Shpëtim Ymeraj. Goli i dhjetë në kampionat për sulmuesin serb. Ishte po Ymeraj ai që barazoi në minutën e 47-të, duke shlyer edhe gabimin e tij. Ne dy takimet e tjera midis tyre Apolonia kishte fituar 2-0.

Teuta-Apolonia 1-1
Shenues: Shpëtim Ymeraj 47’ /Mladen Brkic 16' (p)
Karton i Kuq: Elton Muçollari 82’

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 07 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›