E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demtohet Kristiano Ronaldo Kak rikthehet ne stervitje

Real Madrid

Pas ecurise se shkelqyer Reali i Madridit duket se eshte futur ne nje tunel problemesh. Pas turperimit 5-0 ne El Clasico nga Barcelona pezullimit te Zhoze Murinjos nga UEFA dhe gjobat me vlere mijera euro tashme galaktiket kane marre nje tjeter goditje Kristiano Ronaldo rrezikon te qendroje jashte fushave per shkak te nje demtimi ne kavilje. Stafi mjekesor i Realit ka konfirmuar nje problem ne tendine ndersa ylli portugez rrezikon te mos aktivizohet ne ndeshjen e se shtunes me Valencian ku merengue duhet te japin nje pergjigje te forte ne fushe pas shkaterrimit ne Kamp Nou. Ronaldo u eshte nenshtruar kurimeve dhe fizeoterapise ndersa ne 24 oret e ardhshme pritet te mesohet me teper rreth gjendjes se tij. Nderkohe mjeket madrilene kane lejuar mesfushorin Rikardo Kakagrave qe te nise pergatitjet ne fushe perpara se tu bashkohet stervitjeve me skuadren. Klubi konfirmoi zyrtarisht se gjendja e brazilianit eshte permiresuar ne menyre te dukshme. Sipas parashikimeve Kakagrave qe ne gusht u operua ne menisk mund te luaje ne kampionat prej janarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›