E Shtunë, 31 Tetor 2026

Young Boys kerkon Bogdani nga Cezena

Interesimi

Qe nga dita e pare qe ka shkelur ne Itali te Rexhina e deri ne veren e fundit Erjon Bogdani eshte perfolur ne te gjitha seksionet e merkatove te futbollisteve. Nuk kishte se si te mungonte as kesaj radhe ne merkaton e dimrit e cila edhe pse nuk eshte hapur ende skuadrat kane filluar te piketojne lojtaret qe u interesojne. Keshtu qe dje portali i njohur sportiv zviceran Sport.ch ka bere te ditur se ekipi i Bernes Young Boys kerkon ne janar sulmuesin shqiptar te Cezenes. Bogdani eshte ende nen vezhgimin e drejtuesve te ketij klubi te cilet po pergatitet ti bejne nje oferte klubit italian per te marre sherbimet e shtatlartit kuqezi. Nje tjeter kandidat i preferuar i zviceraneve eshte edhe sulmuesi i PSV Eindhoven Danny Koevermans. Young Boys renditet i katerti ne kampionatin zviceran me 16 pike pas 8 ndeshjesh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›