Vllaznia blen aktivizimin e Belishes
Per sfiden e se premtes kunder Lacit e cila hap javen e 14-te te Kategorise Superiore Vllaznia ka vendosur te bleje aktivizimin e Amarildo Belishes. Mesfushori shkodran u pezullua per dy ndeshje nga Komisioni i Disiplines pas kartonit te kuq dhe sjelljes antisportive ne takimin e vlefshem per Kupen e Shqiperise me Elbasanin. Ai nuk u aktivizua ne sfiden e fundjaves se kaluar ne Loro Borici me Kastriotin. Duke qene se tashme e ka shlyer gjysmen e skualifikimit klubi kuqeblu ka vendosur te shfrytezoje opsionin per te paguar nje gjobe ne arkat e FSHF-se e cila do ti lejoje Belishes te jete ne fushe ne transferten e veshtire ne Lac. Shuma qe shkodranet do te paguajne eshte 100 mije leke te reja e cila i shtohet te njejtes shume me te cilen lojtari u gjobit nga KD-ja.