Salihi dhe Rapidi sot ndaj Mini-Barcelones
Hamdi Salihi dhe skuadra e tij Rapidi i Vjenes do te presin sot ne Hannapistadion gjigantin e futbollit portugez Porton. Takimi i pare mes ketyre dy skuadrave ne Oporto ka perfunduar me fitoren e paster 3-0 vendasve. Ndersa sot Rapidit i duhet patjeter fitorja per te shpresuar ende ne nje kualifikim te mundshem per me tej kur kane mbetur edhe dy ndeshje per tu luajtur dhe eshte 4 pike larg Beshikashit. Sipas shtypit austriak Salihi do te jete titullar ne sulm pasi shqiptari me ne fund eshte ringjallur dhe po reagon ashtu sikurse kerkohej nga trajneri Pakult. Por kunder portes edhe ai do te kete nje detyre te veshtire. Trajneri i Rapidit Peter Pakult u shpreh dje se do te jete nje ndeshje e veshtire pasi Porto eshte aq e forte saqe per mua mund te konsiderohet nje Mini-Barcelona.