E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier mbi 100 te demtuar listes i shtohet dhe Karrager

Fenomeni Edhe ne kampionatin anglez jane te shumte futbollistet ne infermieri

Nese ishit te bindur se demtimet ishin nje problem vetem italian dhe ndoshta specifik interisto-juventin me mire te rifreskoni te dhenat sepse edhe Premier League vazhdon te humbase lojtare. Tashme sipas statistikave te fundit lojtaret ne infermieri jane plot 104 me nje mesatare 52 per skuader. Rekordi negativ i takon Totenhemit me 11 te demtuar ndersa mes Top 4 aktuale ne pozite me te veshtire eshte Arsenali me 6 futbolliste i ndjekur nga Celsi e Mancester Junajtid me 5 ndersa Siti eshte ne kuoten 2. Per sa i perket Arsenalit i fundit qe u ndal ne bokse eshte serish Cesk Fabregas 3 jave stop ndersa lajmi me i vone vjen nga Liverpuli dhe ka te beje me Xhemi Karrager i cili do te duhet te qendroje jashte fushave te lojes per te pakten 3 muaj pas operacionit te cilit do te duhet ti nenshtrohet neser per te sheruar shpatullen e tij te majte te dale nga vendi pas nje perplasjeje ekzaminimet kane evidentuar nje ndryshe te rende ne humbjen ndaj Totenhemit. Dhe per Roi Hodgson nuk mund te kishte moment me te keq ngaqe ka tashme te demtuar Daniel Ager Xhei Spiring e Steven Xherrard kjo e detyron te hedhe ne fushe 18-vjecarin Dani Uillson i ardhur nga Rejnxhersat ne vere per 5 milione sterlina ndersa per merkaton e janarit objektiva te Reds do te jene Geri Kahill i Bolton e Adil Rami i Liles edhe pse nuk jane nje merkato tamam e mire. Mund te rikthehet nga huazimi te Hull Siti edhe Daniel Ajala. Dhe per te evituar demtimet e mundshme Hodgson vendosi tu jape nje ndeshje pushim Torresit Meireles dhe Kajtit ne sfiden e Europa League kunder Steauas se Bukureshtit. Ai shpreson qe ne ndeshjen e Premier League me 11 dhjetor kunder Njukasellit te kete ne dispozicion Xherrardin pasi kapiteni eshte rikuperuar nga demtimi pesuar ne miqesoren Angli-France. Dhe nese ne Londer dhe Liverpul atmosfera eshte jo e mire nuk do te thote qe ne Mancester ne anen e Sitit eshte dhe aq mire Roberto Mancini ka ngritur gishtin kunder Uejn Brixhe i akuzuar se demtohet gjithnje dhe nuk arrin te perfundoje nje ndeshje 90 minuta ka luajtur vetem ne nje rast.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›