Demtohet Mesi pritet te mos luaje me Villareal

Lionel Messi tremb Barcelonën, pasi talenti argjentinas ka pësuar një dëmtim në gju si pasojë e lodhjes së madhe dhe pritet të mos luajë në ndeshjen e së shtunës kundër Villareal. Pas shumë zërash në lidhje me formën e sulmuesit, konfirmimi ka ardhur në miqësoren e së mërkurës, ku futbollisti nuk luajti në barazimin 0-0 që Argjentina regjistroi në fushën e Kosta Rikës.
Mjekët e përfaqësueses nuk lejuan që Lionel Messi të zbriste në fushë, pasi lodhja i kishte krijuar probleme në gjurin e majtë futbollistin, ndërsa aktivizimi i tij mund të agravonte më tej dëmtimin. Një lajm i keq për trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola, skuadra e të cilës do të luajë të shtunën në mbrëmjë në transfertën e vështirë kundër Villareal. Barcelona renditet e para në kampionatin spanjoll, ndërsa duhet t’i rezistojë ndjekjes së rivalëve të përjetshëm të Realit të Madridit, ndërsa sfida me Villareal shihet si një sfidë krocave për titullin kampion në Primera Division.
Klubi spanjoll ka bërë të ditur se sulmuesi do t’i nënshtrohet testeve të tjera, por dëmtimi i tij pritet të nisë një tjetër betejë mes Barcelonës dhe Federatës Argjentinase të Futbollit. Një vit më parë, Lionel Messi u dëmtua gjatë grumbullimit me përfaqësuesen e tij, ndërsa klubi kërkoi një dëmshpërblim nga federata argjentinase, duke kërcënuar se nuk do ta lejonte më futbollistin e saj të merrte pjesë në ndeshjet miqësore me kombëtaren.
Nertan Prifti