E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi ministri i jashtem tradheton Gadafin

Ministri i Jashtëm i Libisë, Musa Kusa ndodhet në Britani dhe "nuk është më i gatshëm" të punojë për regjimin e liderit Moamar Gadafi. Ministria e jashtme britanike tha se ai mbërriti në aeroportin pranë Londrës të mërkurën dhe më pas ka biseduar për disa orë me zyrtarët britanikë.

Dezertimi i tij vjen në kohën kur kryengritësit në Libi po tërhiqen nga bastionet përgjatë brigjeve lindore pas avancimit të trupave besnike të Gadafit e ndërsa fuqitë botërore po marrin në konsideratë armatimin e forcave rebele. Besnikët e Gadafit të mbështetur nga tanket dhe artileria arritën në paralagjet e qytetit Axhdabia, 160 km në lindje të Bengazit, pasi i ripushtuan qytetet Ras Lanuf, Ukajla dhe Brega. Kundërofensiva e fundit e Gadafit erdhi një ditë pasi kryengritësit avancuan 100 km në lindje të qytetit Sirte, vendlindjen e udhëheqësit libian. Në perëndim të vendit, besnikët e Gadafit ende e mbajnë të rrethuar qytetin Misrata.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›