Japoni ndotja arrin nivele alarmante

Nivelet e jodit radioaktiv të gjetura në ujin e detit afër centralit bërthamor të Fukushimës janë 4.385 herë më të larta se kufijtë e lejuar. Drejtori i agjencisë për sigurinë bërthamore dhe industriale Hidehiko Nishijama tha se ky nivel është më i larti që nga fillimi i krizës bërthamore në centralin Daiçi, i cili u godit nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit.
Monitoruesit bërthamorë të Kombeve të Bashkuara i kanë kërkuar Japonisë të marrë në konsideratë zgjerimin e zonës së evakuimit në 40 km larg centralit. Nga Japonia bëjnë të ditur se në afërsi të centralit mund të ketë rrjedhje të vazhdueshme ndërsa diskutohet mbi hapat që duhet të ndërmerren për të evituar katastrofën bërthamore.
Delina Bitraku