E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myrtaj: “Dopjetën ia dedikoj djalit tim”

Albania Sport- Florian Myrtaj bëhet i gjallë. Shënon dy gola në fitoren e Arezos kundër Krotones (3-0) dhe ia dedikon djalit të tij.
"Sot (të dielën) mund të kishim realizuar më shumë gola. Sigurisht, nuk mund të qëndrojmë në këtë pozicion në klasifikim. Jam i kënaqur për golin e Danieles, me të ndihem shumë mirë dhe jemi miq edhe jashtë fushës. Daniele është një vlerë e madhe e kësaj skuadre (Arezos). Skuadra jonë është një skuadër me profesionistë të vërtetë dhe që punojnë në maksimum. Ndiej besimin e plotë të trajnerit dhe për këtë, për mua, do të thotë shumë. Ia dedikoj dopjetën e sotme, djalit tim, gëzimit më të madh të jetës sime"- thote vlonjati per faqen italiane calciopress.net Trajneri i Arezos, Kuogi, vlerëson faktin se fitorja u arrit ndaj një ekipi që ndodhej në vendin e tretë në klasifikim dhe që ka mbrojtjen më të mirë në Serinë C1/B.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›