Dëmtohet aparatura, të sëmurët me tumor pa trajtimin me rreze
Autori i Lajmit: red.
Aparatura e Kobaltit për kryerjen e rrezeve për të sëmurët me tumor, e cila ndodhet në Shërbimin Onkologjik të Qendrës Spitalore "Nënë Tereza" në Tiranë, prej disa ditësh nuk funksionon, për shkak të një defekti. Kjo aparaturë mirëmbahet nga Agjencia e Fizikës Bërthamore. Burime nga QSUT sqaruan se për dëmtimin e aparaturës së Kobaltit në Shërbimin Onkologjik është vënë në dijeni dhe Agjencia e Fizikës Bërthamore në Tiranë, të cilët kanë konfirmuar dërgimin e një inxhinieri. Sipas të njëjtave burime, për riparimin e aparaturës kanë ardhur më parë inxhinierë të huaj. Kjo dhe për shkak se Kobalti është një aparaturë specifike dhe në vendin tonë mungojnë inxhinierë të mirëfilltë për ta riparuar. Ndërkohë, për shmangien e problemeve të tilla në të ardhmen, drejtoria e këtij spitali, më i madhi në vend, ka vendosur që për çdo aparaturë të tillë specifike, në momentin që të montohet, në QSUT të ketë edhe një kontratë mirëmbajtjeje me firmën që e monton. QSUT i drejtohen dhe shtetasit kosovarë dhe maqedonas për të përfituar nga Shërbimi i Onkologjisë.
Ky lajm është publikuar: 20/08/2008