Ban Ki Mun:“Emri, i pari”
Autori i Lajmit: red.
Prioritet është që Shkupi dhe Athina t i zgjidhin dallimet rreth emrit, gjë e cila do të hapë rrugë për zgjidhjen e çështjeve tjera të hapura.
Këtë e thekson Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun në përgjigjen e letrës së kryeministrit Nikolla Gruevski. Një pjesë të letrës së Ban Ki Mun dje e publikoi zyra e shtypit e Qeverisë.
"Jam i vetëdijshëm se ekzistojnë edhe çështje të tjera për të cilat konsideroni se duhet të jenë lëndë e diskutimit ndërmjet Shkupit dhe Athinës. Shpresoj se me zgjidhjen e çështjes së emrit, do të hapet rruga për marrëdhënie më të mira, të cilat do të kontribuojnë në përballjen me këto çështje si dhe në zgjidhjen e mundshme të tyre", theksohet në letrën e Ban Ki Mun-it për Gruevskin.
Në letrën, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun thekson se përfaqësuesi i tij personal Metju Nimic "do të vazhdojë me përpjekjet e tij për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes në kontestin për çështjen e emrit".
Kryeministri Gruevski para pak ditësh i dërgoi letër Ban Ki Mun, në të cilën theksohej se Athina me vite të tëra i pengon maqedonasit në Greqi që publikisht ta prononcohen për identitetin e tyre nacional, u ndalon ta përdorin gjuhën maqedonase dhe vazhdimisht urdhëron ndryshimin e toponimeve.
Gruevski e informoi Ban Ki Mun se Shkupi është i gatshëm të fillojë dialog me Athinën për zgjidhjen e problemeve, lidhur me mosrespektimin e të drejtave të minoritetit maqedonas në Greqi.
Ky lajm është publikuar: 20/08/2008