Reforma në shëndetësi, Britania ofron mbështetje
Autori i Lajmit: red.
Britania e Madhe do të ofrojë mbështetje maksimale për realizimin e reformave për rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor, veçanërisht për trajnimin e stafit mjekësor shqiptar. Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, F.A.Uillson, gjatë një takimi pune ditën e djeshme me ministren e Shëndetësisë, Anila Godo, iu përgjigj pozitivisht kërkesës së saj për forcimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë të Britanisë së Madhe në realizimin e reformave në shëndetësi, në përmirësimin dhe modernizimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri. Zyra e Shtypit e MSH bëri të ditur se ministrja Godo propozoi bashkëpunim me autoritetet shëndetësore britanike për përmirësimin e standardeve, trajnimin e mjekëve tanë në Britani, etj. Ambasadori Uillson, nga ana e tij, pasi përgëzoi ministren për detyrën e re, shprehu mbështetjen e tij dhe besimin se kërkesa për bashkëpunim mes dy vendeve do të ketë një reagim pozitiv edhe nga Ministria e Shëndetësisë në Britani.
Ky lajm është publikuar: 20/08/2008