E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Denaj: Eksportet bujqësore rritje 44,5% në sasi dhe 17,8% në vlerë

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Politikat në mbështetje të bujqësisë dhe subvencionimi i drejtpërdrejtë i fermerëve, ka rritur investimet në bujqësi, prodhimin vendas dhe eksportet.

Referuar statistikave zyrtare, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se “eksportet bujqësore gjatë muajit nëntor 2024 arritën një sasi prej 44 595 tonësh, me një vlerë prej 5,39 miliardë lekësh”.

Përmirësimi i cilësisë dhe standardeve të produkteve shqiptare ka rritur prezencën e tyre në mënyrë të qëndrueshme në tregjet ndërkombëtare.

Denja tha se, “performanca pozitive e sektorit, me një rritje prej 44,5% në sasi dhe 17,8% në vlerë krahasuar me nëntorin e vitit 2023, tregon punën dhe mundin e fermerëve tanë për njohjen e markës “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare”.

Sipas saj, qeveria do të vijojë politikat mbështetëse për të gjithë njerëzit e punës, drejt objektivit të 1 miliard dollarëve eksporte bujqësore deri në vitin 2030.

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›