Denaj: Synojmë përafrimin me BE-në në tre kapitujt për bujqësinë

TIRANË, 14 prill /ATSH / Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti në një takim grupin e studentëve të diplomuar nga Universiteti “Johns Hopkins” SAIS Europe, që po vizitojnë Ballkanin Perëndimor si pjesë e kursit “Zhvillimi Rural, Gjinia dhe Përfshirja Sociale”, i udhëhequr nga prof. Arntraud Hartmann.
Denaj tha se, gjatë takimit diskutuam mbi rolin e qeverisë në transformimin rural gjithëpërfshirës e të qëndrueshëm.
Sipas saj, përmes politikave mbështetëse, synohet forcimi i markës “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare, përafrimi me standardet e BE-së në kapitujt 11, 12 dhe 13 që lidhen me bujqësinë, zhvillimin rural, sigurinë ushqimore dhe peshkimin.
Ministrja shprehu angazhimin për bashkëpunimin me të rinjtë, teksa i tha se, “me vizion dhe plot energji pozitive studentët sollën një perspektivë frymëzuese mbi të ardhmen e politikëbërjes globale”.
1 nga 8/r.e/a.f/