E Diel, 1 Nëntor 2026

Denar Biba jep doreheqjen nga posti i nenkryetarit te KQZ

Nënkryetari i KQZ Denar Biba ka dhënë dorëheqjen nga detyra ne këtë institucion. Dorëheqja vjen një dite pas votimit ne Kuvend per shkarkimin e Ilirjan Muhos si anetar i KQZ. Ne dorëheqjen e paraqitur kryetares se KQZ, Lefterie Lleshi, Denar Biba shprehet se ky akt i parlamentit tregoi qartësisht dhe pa asnjë dyshim mungesën e plotë të vullnetit për të ndërtuar institucione të pavarura në Shqipëri. Denar Biba sqaron se si anetar i KQZ, është ndier i fyer për trajtimin e bere përmes këtij votimi ne Kuvend, dhe për këtë arsye ka vendosur te japë dorëheqjen. Por mësohet se dorëheqja e Bibes nga posti i nënkryetarit te KQZ është bërë për të hapur rruge emërimit te një propozimi nga LSI qe tashme është ne aleance me PS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›