E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet ne KQZ reagojne PS e LSI

Nënkryetarit të Kuvendit, Nasip Naço, vendimi i djeshëm i shumicës parlamentare për të shkarkuar Ilirjan Muhon si anëtar të KQZ-së, i ka sjellë ndërmend kohën e diktaturës. 

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, shpjegoi për ABC News përse Muho cilësohet i rehabilituar, pas shkarkimit si prokuror me dekret të Presidentit në 2003.

Naço theksoi se vendimi për të cilin akuzohet ish-prokurori Ilirjan Muho është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë. Sipas tij, Muho në vitet 98-99, ka kërkuar dënim maksimal për vrasësit e policëve në Ballsh. Për Nasip Naçon, ndryshimi tre herë brenda një dite I motivacionit të shkarkimit tregon se akuza nuk qëndronte.
Edhe më i ashpër është Damian Gjiknuri. Sekretari për çështjet zgjedhore thotë se PS nuk do të qëndrojë duarkryq.
Sipas Gjiknurit, ndryshimi i motivacionit të shkarkimit të Muhos tregon shterpësinë e pretendimit të mazhorancës. 
ABC News i kërkoi një koment edhe Partisë Demokratike, që këtë herë preferoi të heshtë.  
  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›