E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta shkarkon trajnerin Mirel Josa

Pas 18 javësh, Josa regjistroi me skuadrën durrsake 8 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje, duke grumbulluar në total 26 pikë. Interesant është fakti se, po pas javës së 19-të Mirel Josa është shkarkuar edhe sezonin e kaluar nga Elbasani.Aktualisht vetëm katër ekipe nuk kanë ndërruar trajner brenda këtij sezoni, Dinamo, Besa, Kastrioti dhe Laci.Më poshtë do të paraqesim të gjitha lëvizjet e trajnerëve që kanë ndodhur brenda këtij sezoni.Vllaznia: Hasan Lika (java 1-5). Roland Luçi (java 6-17). Edi Martini ( nga java e 18) Shkumbini: Gugash Magani (java 1-2). Kristaq Mile (java 3-15). Përparim Daiu (nga java e 16) Flamurtari: Eqerem Memushi (java 1-4). Gugash Magani (nga java e 5) Gramozi: Ilir Qirjako (nga java 1-5). Agim Canaj (nga java e 6-të). Tirana: Ilija Lonçareviç (java 1-6). Alban Tafaj (java e 7-18). Nevil Dede (nga java e 19) Apolonia: Esad Karishik (java 1-10). Hasan Lika (nga java e 11-të) Skënderbeu: Gerti Haxhiu (java 1-17). Andre Marko (nga java e 18) Teuta: Mirel Josa (nga java 1-19) Ekipet që nuk kanë ndërruar trajner: Dinamo: Shkëlqim Muça Besa: Shpëtim Duro Kastrioti: Ramadan Ndreu (Shaban Dollaku zëvendësoi për 5 javë Ndreun e pezulluar 5 javë nga FSHF-ja) Laçi: Stavri Nica                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›