Denim i perjetshem Bin Hammam ndeshkohet nga FIFA

Komisioni i Etikës në FIFA “kryqëzon” presidentin e Konfederatës Aziatike të Futbollit Mohamed Bin Hammam, duke e përjashtuar atë përjetë nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare. Bin Hammam është cilësuar fajtor pas akuzave për korrupsion që pak muaj më parë krijuan një skandal të madh rreth qeverisë botërore të futbollit.
Sipas Komisionit të Etikës, numri një i futbollit aziaktik i ka dhënë anëtarëve të FIFA-s para në dorë për të blerë votën e tyre, kur ai kandidonte për postin e presidentit të FIFA-s. Bin Hamam hoqi dorë nga kandidimi, duke i hapur rrugën Sep Blatter në mandatin e tij të katërt, por në të njëjtën kohë i cilësoi akuzat si një lojë të pisët të rivalit të tij.
Por pretendimet e tij nuk janë marrë parasysh nga Komisioni i Etikës, që ka përdorur një grusht të hekurt në dëm të një prej personave më të rëndësishëm të futbollit botëror. Ndërkohë, vendimi i komisionit të FIFA-s është komentuar si një hakmarrje e kësaj të fundit dhe presidentit Blatter ndaj Bin Hammam.
Emri i presidentit të Fedarës së Katarit dhe njëkohësisht i Konfederatës Aziatike të Futbollit ishte nga më të lakuarit në një prej skandaleve më të mëdhenj në historinë e FIFA-s. Ndërkohë, nëpërmjet avokatit të tij, Mohamed Bin Hamam ka bërë të ditur se do të ndjekë të gjitha shkallët e gjykatës sportive, duke nisur nga apelimi i vendimit të Komisionit të Ektikës.
Nertan Prifti