E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femija 44 perjetimet e agjentit te KGB-se

“Fëmija 44” është një histori e vërtetë e cila zbardhet në librin e  sapo botuar në shqip të  shkrimtarit britanik Tom Rob Smith. Romani vjen këtë javë në stendën e librave të rinj me një rrëfim tronditës nga periudha e luftës së ftohtë në Baskimin Sovjetik.

Shkrimtari në një moshë të re ka arritur të vlerësohet nga kritika për këtë roman i cili zbulon atë ccfarë përjeton një agjent sekret i KGB-së kur mëson se regjimi për të cilin po punon është autori i një sërë krimesh të pazbulura ku pjesa më e madhe viktimave janë fëmijë. Libri është nominuar për shumë cmime ndëkombëtare mes të cilëve Man Booker Prize.

Lëtërsia e huaj ka vazhduar këtë javë në shqip me romanin e Kornell Fank dhe romanin e saj “Zemër si Loja”. Romani është një histori misteri në një botë iluzionesh si ato që është mësuar të përshkruaj autorja e “Mbretit të Hajdutëve”.

Sërish vjen në shqip Mongomeri me titullin “Ana e Ejvonlit”. Një përkthim i Hysen Vocit dhe Amila Ggyrezit sjell “Antologji me tregime italiane”. Autorët shqiptarë këtë javë përfaqësohen në stendë me analizën “Jo plebishitit Venizellist” nga Abdi Baleta. Dezdemona Marku me “E rrëmbyera e ishullit misterioz” dhe Xhetan Strazimi me “Filozofia e jetës”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›