Provat per cmimin e madh te Amerikes Lorenzo i pari

Jorge Lorenzo, fitues në Laguna Seca vitin e kaluar, është treguar edhe një herë dominues në Cmimin e Madh të Amerikës, duke shënuar kohën më të shpejtë në prova. Kampioni në fuqi i botës vazhdon të shqetësojë në këtë mënyrë liderin actual të botërorit, Casey Stoner, që gjithësesi nuk ka qenë larg kohës së spanjollit, duke u renditur në vendin e tretë. Australiani në fakt është surprizuar vetëm nga një performancë fantastike e Yamahas së Lorenzos.
24-vjecari nga Palma, që kërkon fitoren e tretë sezonale, ka kompletuar 24 xhiro, duke shënuar kohën më të mirë në cirkuit 1 minutë 22.056 sekonda. "Ditë e mbarë, sidomos në fillim të provave sepse patëm një avantazh shumë të madh," u shpreh Lorenzo.
Fituesi i fundit i një cmimi të Madh, Dani Pedrosa, pas suksesit në Gjermani ka marrë vendin e dytë në provat e kryera me kohën 1:22.197, duke lënë pas me vetëm 4 të qindtat Hondan e Stoner.
Italiani Andrea Dovizioso, gjithashtu me Honda, është renditur i katërti.probleme sërisht për Ducatin e Valentino Rossit vetëm i 11 në klasifikim. Për garën e të dielës, Lorenzo ndjek Stoner në distancë të 15 pikëve në renditje, kur kanë mbetur edhe 9 gara deri në mbylljen e sezonit. Por sigurisht që favorit është australiani, që këtë vit ka zhvilluar një performancë shumë të mirë me katër fitore dhe 8 podiume në 9 garat e para.
Eno Skarço