Reforma, te vegjlit pretendime ndaj PS-PD Rozeta Rapushi
Korrigjim te sistemit zgjedhor dhe reforme me perberje te gjere politike. Kjo eshte kerkesa e forcave te vogla politike ne opozite, per reformen zgjedhore e domosdoshme per tu realizuar pas zgjedhjeve lokale te 8 majit. Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, duke e cilesuar si diskriminues per te vegjlit Kodin Zgjedhor, u shpreh dje se ndryshimi i sistemit zgjedhor, nga proporcional rajonal ne te pakten proporcional kombetar, do te ishte me i dobishem ne vend. Dhe kjo pritet qe te jete edhe kerkesa qe Milo dhe aleatet e tjere te majte t'i bejne kreut te Partise Socialiste, ne momentin e nisjes nga puna te reformes zgjedhore. "Eshte e domosdoshme qe te korrigjohet sistemi zgjedhor. Pra Shqiperia nuk ka nevoje te kete nje sistem zgjedhor si ai qe u miratua ne vitin 2008, nje sistem rajonal proporcional, por eshte e domosdoshme te kete te pakten nje korrektim "kombetar", theksoi Milo. Por nga ana tjeter, ai thekson faktin se forcat politike duhet te kene me shume rol edhe ne komisionin qe do te ngrihet per reformen zgjedhore. Kreu i PDS-se, shprehet se komisioni duhet te jete me perberje te gjere politike dhe ne asnje rast bipartizan, pra vetem nga dy forcat e medha politike PD-PS. "Shqiperia perfundimisht duhet t'i largohet ndertimit te komisioneve te te gjitha niveleve mbi baza bipartizane. Nga ana tjeter duhet te shkeputet njehere e pergjithmone nga manipulimi dhe zvarritja e daljes se rezultatit me muaj te tere sic ndodhi ne Tirane ne kete proces", theksoi Milo. Ai sugjeroi se votimi elektronik do te jete nje garanci per nje proces zgjedhor te ngjashem me vendet evropiane ku rezultati publikohet brenda pak oresh, jo ditesh dhe aq me keq muajsh. "Per garanci per vullnetin e shqiptareve te kete nje votim elektronik me qellim qe votat e sherbetoreve te pushtetit apo dhe te militanteve te partive te medha politike te mos nderhyjne ne kutite e votimit, te mos vjedhin votat e shqiptareve", theksoi Milo. Ai i shtohet zerit te forcave te tjera te vogla politike qe kerkojne ndryshim te sistemit zgjedhor. Sistem qe i nxori jashte Kuvendit ne zgjedhjet lokale te qershorit 2009.
Kushti
Partia Socialiste nuk eshte shprehur kunder reformes zgjedhore, por ka vene kushte. Kushti kryesor i shprehur deri me sot nga selia roze eshte qe reforma zgjedhore, te shoqerohet me ndryshime ne ligjin themeltar te shtetit, Kushtetute.
Kushti
Partia Socialiste nuk eshte shprehur kunder reformes zgjedhore, por ka vene kushte. Kushti kryesor i shprehur deri me sot nga selia roze eshte qe reforma zgjedhore, te shoqerohet me ndryshime ne ligjin themeltar te shtetit, Kushtetute.